Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Irani mohon akuzat për të vrarë Trump: Të pabaza

Irani mohon akuzat për të vrarë Trump: Të pabaza

Irani i ka cilësuar si “krejtësisht të pabaza” akuzat e Uashingtonit se Tehrrani është i përfshirë në një plan për të vrarë presidentin e sapozgjedhur Donald Trump.

“Ministria e jashtme hedh poshtë pretendimet se Irani është i përfshirë në një atentat që synon ish-zyrtarë ose zyrtarë aktualë të SHBA. Këto akuza përbëjnë një komplot satanik sionist të krijuar nga qarqet sioniste dhe anti-iraniane”, u shpreh zëdhënësi Esmail Baghei.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë deklaroi dje se ka ngritur akuza ndaj tre personave që ishin përfshirë në një komplot iranian për të vrarë Trumpin para mbajtjes së zgjedhjeve. Sipas dokumenteve të gjykatës, zyrtarët e Teheranit i kërkuan njërit prej personave të akuzuar në shtator që të fokusohej në vëzhgimin dhe lëvizjet e Trump për ta vrarë atë.

Ky komplot nuk ka lidhje me dy tentativat e mëparshme për vrasjen e Trump. Disa javë më parë, fushata e Trump njoftoi se ishte informuar nga inteligjenca amerikane për kërcënimet reale dhe specifike nga Irani për të vrarë manjatin republikan.

Powered by WordPress