Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > LDK sipas Rukiqit planifikon 5 miliard investime për katër vjet

LDK sipas Rukiqit planifikon 5 miliard investime për katër vjet

Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar planin ekonomik i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku anëtari i kryesisë Berat Rukiqi ka shpalosur detaje nga ky plan.

Lidhja Demokratike e Kosovës sipas anëtarit të kryesisë, Berat Rukiqi ka bërë një plan konkret për investime kapitale, ku për secilin vit investimet do të jenë më shumë se 1.2 miliard euro.

“Ne kemi qenë shumë konzervativ kur e kemi bërë planin, fillimisht kemi thënë se rritja ekonomike do të jetë 5% por besojmë shumë se do ta tejkalojmë atë. Me rishikimet që i kemi bërë buxheti për mandatin tonë do të arrij 5 miliard dhe kjo nuk do të bëhet nga rritja e taksave por nga rritja ekonomike, kjo është puro kthim nga aktiviteti ekonomik. Do të ketë rritje të aktiviteteve ekonomike, duke krijuar edhe më shumë vende të punës dhe normalisht ata që do të paguajnë tatime, qarkullojnë mallra më shumë dhe më shumë mbledhje të TVSH-së. Brenda mandatit katër vjeçar 5 miliard euro investime, pra ne po e quajmë një pesëshe e trefish, 5 miliard euro buxhet, 5% rritje ekonomike dhe 5 miliard investime kapitale”, ka thënë Rukiqi.

Në anën tjetër sipas Rukiqit nuk do të jenë vetëm këto 5 miliard euro investime në Kosovë sepse do të ketë edhe investimi nga sektori privat.

“Kosova, tregu i saj ka mundësi t’i absorbojë jo vetëm 5 miliard euro investime por edhe më shumë vetëm duhet të kemi persona adekuat më pozita kyçe. Pra duhet me ditë me i shpenzu por jo me i vjedh apo që tenderët me u dhënë dostave dhe financueseve të partisë qysh ka ndodhur në këtë qeveri”, ka thënë Rukiqi.

Powered by WordPress