Ndonëse të pranishëm nuk janë pozita, respektivisht Lëvizja Vetëvendosje ky komision po vazhdon diskutimin për draft-raportin e nxierr nga ekspertët për këtë çështje.
“Era aferë korruptive” tha Kastrati që i vjen këtij procesi pasi që në të kaluarën janë harxhuar 4 milion euro për blerjen e teksteve shkollore, e ndërsa tash më shumë se 11 milion sipas Kastratit.
Sot poashtu nuk janë paraqitur në komision për të disatën herë dëshmitarët e paraparë për ditën e sotme.
Bëhet fjalë për Fadile Dylën, sekretare e Përgjithshme e MAShTI; Avni Rexhën, u.d. drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Genc Hamzajn, AShI.
Sipas anëtarit tjetër te komisionit, Bekim Haxhiut draft-raporti nuk është në përputhje me raportin financiar të Ministrisë së Arsimit.
Kryetari i Komisionit, Shemsedin Dreshaj tha se në raport është parë se në këtë proces janë gjetur shkelje ligjore, vonesa në menaxhim, gjashtë milion euro të keqpërdorura.
Sipas tij, të gjitha do të dërgohen në Kuvend dhe nëse nuk merren veprime do të dërgohet edhe në Prokurori.
Diskutimi për këtë çështje tash po vazhdon pa praninë e mediave.