Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fati i Ballkanit të Hapur nën Trump 2

Fati i Ballkanit të Hapur nën Trump 2

Përgatiti: Afrim Kasolli

 

Me 10 tetor 2019, në Novi Sad të Serbisë, për herë te parë ishte nënshkruar Marrëveshja për Ballkanin e Hapur, ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrit të atëhershëm të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Kjo nismë ndryshe edhe quajt si “mini-shengeni” ballkanik. Qëllimi i saj ishte intensifikimi i mallrave, kapitalit dhe lëvizjes së njerëzve. Mirëpo, shtetet sikur Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi refuzuan për t’u bashkuar. Ndonëse Podgorica e ndryshoi qëndrimin ndaj kësaj nisme nën drejtimin e ish-kryeministrit Dritan Abazoviq. Kosova e kishte cilësuar këtë iniciativë si mjet për realizmin e interesave gjeopolitike dhe ekonomike të Serbisë. Madje kritike njëzëri thuajse u shprehën të gjitha partitë kryesore politike në vend.

 

 

Mirëpo, në  4 shtator të vitit 2020 Kosova dhe Serbia, përkatësisht ish-kryeministri Abdullah Hoti si dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq, në Shtëpi të Bardhë në prani të ish-presidentit Trump, nënshkruan Marrëveshjen për normalizimin e raporteve ekonomike ndërmjet dy vendeve, ku njëra nga pikat e saj u bënte thirrje të dy vendeve që të bëhet pjesë e “zonës së mini-Schengenti” dhe t’i shfrytëzojë plotësisht përfitimet nga ajo”.

 

 

Sidoqoftë me humbjen e pushtetit nga republikanët administrata Biden ndonëse kërkoi nga dy palët të që ta zbatonin atë, megjithatë nuk kishte ekzistuar ndonjë insistim i madh diplomatik dhe politik për t’i detyruar Prishtinën dhe Beogradin ta implementonin. Kurse, Kuvendi i Kosovës e kishte hedhur poshtë rezolutën e propozuar nga LDK-ja që e ftonte qeverinë e Kosovës të zbatonte këtë marrëveshje.

 

 

Megjithatë, me rikthimin e presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë shtrohet pyetja se a mund të riafirmohet projekti i Ballkanit të Hapur përsëri? Dhe në këtë mënyrë të rivalizohet Procesi i Berlinit.

 

 

Për mundësinë e këtij skenari, analisti i njohur Halil Matoshi, në një prononcim për TV Arbëria ka deklaruar se Projekti ‘Open Balkan’ ishte projekt serb që i akomodonte disa aspekte të ‘Botës serbe’. Matoshi potencon se amerikanët në parim i dhanë mbështetje, më pas e kundërshtuan këtë nismë, duke e quajtur si letër lakmuese për Vuçicin. Më tej, ai i bindur thotë se Vuçic e ka bërë një premtim tek amerikanët, për dalje nga orbita ruse, që në një dokument sekret të BE-së, cilësohej si “politikë e hapave të vegjël”.

 

 

“Amerikanët i dhanë gjysmë mbështetje në parim dhe e kundërshtuan dyzash (diskursi i dikhotomisë) Open Ballkan-in, si letër lakmuesi për Vuçić-in, pra si projekt për një përdorim:

– derisa të përfundojë koha e blerë nga ta për Serbinë për qëndrim në dy ulëse (Perëndim hem Rusi) sepse ashiqare që Vučić e ka bërë një premtim tek amerikanët, për dalje nga orbita ruse, që në një dokument sekret të BE-së, cilësohej si “politikë e hapave të vegjël”, tha Matoshi.

 

 

 

Mes tjerash, ai thekson tre nga argumentet për të cilat Gabriel Escobar atëbotë nuk ua prishi ‘qefin’ eprorëve të Ballkanit, por sipas vlerësimit të Matoshit i njëjti nuk e fajësoi Kosovën për qëndrimin kundër.

 

 

“Tre ishin argumentet me të cilat Gabriel Escobar atëbotë nuk ua prishi qefin ballkanasve dhe njëkohësisht nuk e fajësoi Kosovën për qëndrimin kundër:
a) Të gjithë dhe të barabartë (Parimi i sovranitetit të pjesëmarrësve);

 

  1. b) Jo projekt politik por ekonomik!(Parimi i besueshmënisë që âsht postulat politik);
  2. c) Janë disa nisma rajonale dhe nuk pranohet DUBLIFIKIMI; (Parimi i legalitetit të BE-së në qendër – Procesi i Berlinit);.”

 

Ndërkaq, Matoshi thotë se nga administrata Trump përveç Rich Grenellit, askush tjetër nuk e kishte përmendur këtë projekt.

 

“Ç’është e vërteta, nga administrata Trump përveç Rich Grenellit, askush nuk e kishte përmendur këtë projekt, që kishte autorë Edi Ramën, Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vučić-in dhe ndihmën e veçantë të Dritan Abazović”, tha ai. Sipas tij, Kosova ka bërë mirë që nuk i është bashkuar kësaj nisme.

 

Ndërkohë, Matoshi deklaroi se në administratën e re amerikane nuk ka interesim për një nismë të tillë, pasiqë Trump do t’i shtyjë palët të zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit.

 

Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hysen Berisha, po ashtu lidhur me këtë teme për TV Arbëria ka deklaruar se Kosova ka të drejtë të ketë një qasje të kujdesshme ndaj Ballkanit të Hapur, duke marrë në konsideratë interesat e saj ekonomike dhe politike.

 

 

“Kosova ka të drejtë të ketë një qasje të kujdesshme ndaj Ballkanit të Hapur, duke marrë në konsideratë interesat e saj ekonomike dhe politike. Kritikat e Kosovës dhe të partive opozitare janë të bazuara në shqetësimet për ndikimin e nismës në ruajtjen e barazisë ndërmjet vendeve të rajonit dhe në trajtimin e çështjeve të ndjeshme politike dhe ekonomike, veçanërisht kur është fjala për raportet me Serbinë”, tha Më tej, ai theksoi se refuzimi i prerë që i bëri Presidenti Thaçi atëbotë çdo përfshirjeje në Ballkanin e Hapur ka bërë që Kosova të mund të vazhdojë të fokusohet në Procesin e Berlinit.

 

 

 

Në një kontekst të ri, të normalizimit të raporteve me Serbinë dhe njohjen e ndërsjellë me ratifikimin ndërkombëtar të kufirit Kosovë-Serbi, duke hapur rrugët për integrim në BE dhe NATO, Kosova mund të pranojë të shqyrtojë elemente specifike të Ballkanit të Hapur, nëse ato janë në interes lokal që nuk përfshihen në domenin e Procesit të Berlinit dhe BE-së, me kusht që të sigurohet se pjesëmarrja e saj nuk komprometon statusin e saj sovran dhe që nisma harmonizohet me proceset e integrimit evropian. Kjo qasje do të tregonte një qëndrim të matur dhe pragmatik, duke i dhënë përparësi përfitimeve praktike dhe duke ruajtur njëkohësisht integritetin dhe objektivat afatgjata të Kosovës“, është shprehur ai.

 

 

Tutje, Berisha thotë se çelësi për Kosovën është të mbajë një qëndrim të balancuar dhe të reflektojë me kujdes për secilën nismë rajonale.

 

“Si përfundim, çelësi për Kosovën është të mbajë një qëndrim të balancuar dhe të reflektojë me kujdes për secilën nismë rajonale, duke e parë atë përmes prizmit të përfitimeve konkrete dhe të ndikimit të saj në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, përfundoi Berisha për TV Arbëria.

 

 

Një qëndrim të balancuar në këtë rast ka mbajtur edhe deputeti i LDK-së Anton Quni. Në një prononcim për TV Arbëria ai ka pohuar  tha se Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Lumir Abdixhiku, fillimisht do të fokusohet fuqishëm në rikthimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me miqtë e përhershëm.

 

 

Në anën tjetër gjatë ditës së djeshme një Lufti Haziri dhe sot vet nënshkruesi i kësaj marrëveshje Abdullah Hoti, kanë deklaruar se presin me padurim zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit. E kjo e fundit nuk mund të jetë fontanë dëshirash. Pra atëherë ajo do ta sfidonte Kosovën edhe me dilemën Ballkanit të Hapur./Tv Arberia.

 

 

Powered by WordPress