Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Don Lush Gjergji për Tv Arbëria i alarmuar për dhunën ndaj grave si dhe gjuhën në botën e spektaklit sikur Big Brother VIP Kosova

Don Lush Gjergji për Tv Arbëria i alarmuar për dhunën ndaj grave si dhe gjuhën në botën e spektaklit sikur Big Brother VIP Kosova

Statistikat frikshme të dhunës në shoqërinë tonë , veçanërisht ndaj grave po marrin përamasa alarmante. Madje kohën e fundit shoqëria jonë është përfshirë nga një debat i zjarrtë se si gjatë spektaklit Big Brother Vip Kosova, të transmetuar ne mediumin Klan Kosova, i ishte lejuar hyrja një personi të denoncuar për dhunë ndaj ish-gruas së tij, pjesmarrëse në këtë ngjarje ish-misit Drenusha Latifi. Avokues të drejtave gjinore kanë ngritur zërin se veprime të tilla të nxitura vetëm nga apetiti për klikime në rrjetet sociale mund ta normalizojnw dhunën ndaj grave

 

 

Për të trajtuar këtë temë TV Arbëria ka zhvilluar një intervistë me intelektualin dhe klerikun e njohur, Dom Lush Gjergji. Gjatë këtij elaborimi, ia ka pohuar se dhuna është një alarm që aktivizohet në momentin kur nuk jemi të lumtur, dhe jemi të frustruar. Ky i fundit është një proces kur nuk arrijmë diçka që e aspirojmë me gjithë qenien tonë . Dhuna është simptome e pakënaqësisë , e zbrastësisë dhe mungesës së gjërave themelore për të cilat njeriu ka nevojë e të cilat janë e mira, e drejta, e vërteta e drejta dhe dashuria.

 

 

Në mungesë të tyre gjene shprehje dhuna dhe agresiviteti. Në rastin tonë viktima të para mund te jenë gratë dhe fëmijët sepse ne shqiptarët e konsiderojmë mashkullin si diçka më të madhe më të fortë Në këtë mënyrë e shprehim agresivitetin tonë te ata që i konsiderojmë më të dobët.

 

 

Nëse nuk e kuptojmë gjenezën e dhunës nuk jemi në gjendje ta parandalojmë atë . E kjo e fundit e ka bazën të pakënaqësia dhe zbraztësia e vlerave dhe virtyteve. Çdo eliminim i dhunës kalon nga përkushtimi ndaj vlerave dhe virtyteve. Çdo kush që jeton sot për nesër, pa dedikim shpirtëror është kandidat potencial për t’u bërë i dhunshëm.

 

 

Ai e ka adresuar edhe masivizimin e spektakleve sikur se Big Brother, duke kujtuar se çdo spektakël që nuk iu mundëson qenieve njerëzore që të jenë vetvetja shndërrohen në burim të dhunës, tjetërsimit dhe agresivetit.

 

Powered by WordPress