Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Projekti i ndërtimit të “Ishullit urban” në Prishtinë, komunës i dalin telashet me një institucion

Projekti i ndërtimit të “Ishullit urban” në Prishtinë, komunës i dalin telashet me një institucion

Të mërkurën Komuna e Prishtinës ka nisur punimet për ndërtimin e projektit “Ishulli Urban-Arbëri-Pallati i Rinisë”. Të pranishëm në nisjen e punimeve ishin edhe Lumir Abdixhiku dhe Përparim Rama.

 

Por pa u bërë 24 orë nga nisja e punimeve, Komunës së Prishtinës i kanë dalur pengesat e para nga shteti.

Kjo pasi që Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve pretendon se një pjesë e parcelës në këtë zonë është e tyre dhe komuna nuk ka leje për shfrytëzim.

Komuna e Prishtinës nuk i ka ndalur punimet në pjesën e Arbërisë, ndërsa punimet kanë mbetur pezull në pjesën matanë hekurudhës dhe rrugës automobilistike.

Insituti për Mbrojtjen e Momumenteve ka thënë se nuk ka pëlqim nga ana e tyre për këtë projekt.

Jo zyrtarisht mësohet se rekomandimi për ndërprerjen e punimeve është dhënë nga Ministria e Kulturës dhe Sportit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se institucioni në fjalë ka gati aplikimin për leje nga IKMM-ja dhe presin që së shpejti të zgjidhet ky “ngërç” mes dy palëve.

Powered by WordPress