Dy shtëpi dhe disa lagje të qytetit të Gjilanit janë kontrolluar nga njësitet policore, në kuadër të hetimeve për vrasjen e 37-vjeçarit Sokol Osmani.
Osmani u vra të enjten pasdite në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”, tha policia.
“Lidhur me rastin, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha sot policia.