Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ministri i shkarkuar izrealit, Yoav Gallant: “Ushtria Izrealite nuk ka nevoje të jetë me në Rripin e Gazes”

Ministri i shkarkuar izrealit, Yoav Gallant: “Ushtria Izrealite nuk ka nevoje të jetë me në Rripin e Gazes”

Ish-ministri i Mbrojtes së Izrealit, Yoav Gallant, i shkarkuar para pak dite nga kryeministri Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Forcat Mbrojtese të Izrealit i kane realizuar të gjitha objektivat në Rripin e Gazes, dhe se kryeministri izrealit Benjamin Netanyahu e ka refuzuar marrëveshjen për lirimin e pengjeve përkundër rekomandimeve dhe këshillave të establishmentit të sigurisë.

 

Gallant i bëri  këto deklarata deri sa ishte duke ju drejtuar familjarëve të pengjeve që po mbahen ende nga Hamasi dy ditë pas shkarkimit .

 

Sipas tij tashmë nuk ka mbetur asgjë në Gaza. Synimet kryesore janë realizuar dhe se qëndrimi i trupave ushtarake  edhe më tej është për shkak të faktit se dikush ka dëshirë t’i mbaj ato.

 

Për shumë sipas ish-zyrtarit më të lartë të mbrojtjes së shtetit hebraike, ideja se Izreali duhet të qëndrojë në Gaza për të garantuar dhe krijuar stabilitetit është “një ide jone duhur dhe që e rrezikon jetën e ushtarëve” ka shtuar ndër të tjera Yoav Gallant, raporton The Guardian.

Powered by WordPress