Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj e quan të mjerë qeverisjen e Kurtit: E futi Kosovën nën sanksione të BE-së e të Amerikës

Haradinaj e quan të mjerë qeverisjen e Kurtit: E futi Kosovën nën sanksione të BE-së e të Amerikës

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradianj e ka qujtuar qeverinë Kurti, qeveri të mjerë.

‘’E mjerë është ajo qeveri kur për katër vjet, kryeministri i saj nuk arrin t’i ruajë marrëdhëniet, me aq mund të krijuara, me partnerët strategjikë të Kosovës, por përkundrazi t’i rrezikojë ato. Një kryeministër që për të parën herë në histori e fut vendin e vet nën sanksione të BE-së e të Amerikës, dhe që asnjëherë nuk arrin të jetë mysafir në Shtëpinë e Bardhë. Jo më populizëm në kurriz të aleatëve’’, ka thënë Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook.

Më tutje kreu i AAK-së ka thënë se busulla e politikës së Jashtme për Kosovën është Shtëpia e Bardhë.

‘’Misionet diplomatike të Kosovës në botë janë për të krijuar ura bashkëpunimi, jo për t’i shkatërruar ato e për t’u bërë servis i propagandës së partisë në pushtet.Ka ardhur koha për një kontratë të re me SHBA. Shtëpia e Bardhë është busulla e politikës sonë të jashtme’’, ka thënë Haradinaj.

Kosova kurrë më nuk do të sanksionohet e as izolohet, kosova do të shndërrohet në një vend të dëshiruar për partneritet, ka shtuar më tutje ai.

 

 

 

Powered by WordPress