Policia ka arrestuar një person në Ferizaj për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”.
Kjo pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Bërrnicë të Poshtme të Prishtinës, i janë gjetur 11 kg marihuanë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellës janë gjetur dhe sekuestruar 11 kg substancë narkotike e llojit marihuanë, 595 euro, një peshore dhe një telefon. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.