Ka vdekur një person në QKUK, pasi i njëjti ishte aksidentuar javë më parë në fshatin Sfaraqak të Vushtrrisë.
Në raportin e Policisë, bëhet e ditur se i dyshuari për aksident gjendet në arrest shtëpiak.
Kurse trupi i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
“Fsh. Sfaraqak, Vushtrri 19.10.2024 – 16:03. Me 06.11.2024 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e aksident trafiku, ka ndërruar jetë. Vdekje e të tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. I dyshuari gjendet në arrest shtëpiak. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.