Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Edita Tahiri: Populli i Kosovës dhe themeluesit e shtetit janë gjallë – Nuk do të lejojmë prekjen e kufijve

Edita Tahiri: Populli i Kosovës dhe themeluesit e shtetit janë gjallë – Nuk do të lejojmë prekjen e kufijve

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi, ka reaguar pas spekulimeve të fundit që kanë shpërthyer në media për mundësinë e ndryshimit të kufijve të Kosovës, pas ardhjes së ish-presidentit amerikan Donald Trump në rajon.

Në një postim të saj në rrjetet sociale, Tahiri theksoi se këto spekulime janë të pabaza dhe theksoi se shteti i Kosovës është i qëndrueshëm dhe se populli dhe udhëheqësit që kontribuan në krijimin e tij janë gjallë.

Ajo shtoi se çdo tentativë për të ndryshuar kufijtë e Kosovës do të dështojë, siç ka ndodhur edhe më herët.E plotë pa ndërhyrje:

Po e shoh se me ardhjen e Trumpit kane nisur spekulime të ndryshme për prekjen e kufijve apo ndarjen e veriut – ne themeluesit e shtetit te Kosoves jemi gjalle, populli trim i Kosoves eshte gjalle – i mposhtem heren e kaluar, prap i mposhtim keto skenare serbomedha..

 

Powered by WordPress