Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rafuna: SHBA-të kanë pranuar të parët produktet tona

Rafuna: SHBA-të kanë pranuar të parët produktet tona

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna duke numëruar investimet Amrikane në Kosovë, potencon se SHBA-të përveç që kanë sponsorizuar shtetësinë e Kosovës, është vendi i parë që ka pranuar dhe njohur produktet e Kosovës. Kësisoj, vlera e investimeve direkte amerikane në Kosovë kalon shifrën prej 500 milionë eurosh, investime këto që, sipas tij, janë në rritje.

“Në 5 vitet e fundit kanë pas një ngritje prej vitit 2020 e shohim se vlera totale e eksporteve është 431 milionë euro ndërsa importet i kemi mbi 700 milionë… e rëndësishme është që produktet tona kanë fillu me u eksportu dhe kjo ka ndiku që të kemi më shumë prodhime por e mira është se SHBA ka ndiku që Kosova të ketë ambient më të mirë të të bërit biznes. Sa i përket investimeve të huaja direkte nga SHBA-të kemi ngritje prej 8% në taotalin e investimeve apo 530 milionë dhe korba është në ngritje e sipër. Ndërsa sa i përket rënies së eksportit po kemi një rënie në vitin 2023 por është mirë sepse ka lëvizje çdo vit”, tha Rafuna për RTV21.

Powered by WordPress