22:39 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tahiri: Për 4 vjet, Kryeministri i Kosovës, ministrja e Jashtme i kanë goditur presidentin aktual, Grenellin, me gjuhë fyese

Tahiri: Për 4 vjet, Kryeministri i Kosovës, ministrja e Jashtme i kanë goditur presidentin aktual, Grenellin, me gjuhë fyese

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka thënë se për katër vjet përfaqësues të shtetit, përfshirë edhe kryeministri Albin Kurti kanë përdorur gjuhë fyese gjatë zyrtarëve të administratës amerikane.

Ai tha se edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përdorur gjuhë të rëndë.

Sipas tij, kjo gjuhë nuk do të duhej të lejohej në një odë burrash në fshatin e tij, lërë më ndaj shtetit që ka çliruar Kosovën, thotë Tahiri.

Këto komente Tahiri i bëri teksa komentoi fitoren e Donald Trump dhe kritikoi Qeverinë Kurti për qasjen në raport me SHBA-të.

“Për 4 vjet, Ka një sulm të drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të shtetit, nga kryeministri i vendit ndaj sekretarit të shtetit, nga ministrja e Punëve të Jashtme e cila e godet presidentin aktual, Grenellin e shumë të tjerë me gjuhë e cila nuk do të ishte gjuhë e lejueshme në një odë burrash fshat teme, e lërë më një gjuhë aq ofenduese për një shtet që të ka çliru shkurt e shqip”, ka thënë Tahiri në T7.