Sot janë shpallur rezultatet e zgjedhjeve për kandidatë të presidentit të SHBA-ve, derisa Donald Trump ka siguruar mbi 270 vota të kolegjit zgjedhor, duke lënë kundërshtaren e tij Kamala Harris me 223 vota, ku triumfoi me fitore në SHBA, shkruan TV Arbëria.
Se çfarë ndikimi do të ketë për fatin e Kosovës fitorja e Donald Trump si presidenti i 47-të në SHBA, analisti Dritëro Arifi për TV Arbëria tha se, me këtë fitore në politikën e jashtme e sheh një politikë më ndryshe të SHBA-ve, teksa thotë se në Kosovë do të ketë dinamikë më të madhe në vendimmarrje e veprim.
“Me fitoren e zotit Trump si presidenti i 47-të e shoh një politikë pak më ndryshe të SHBA-ve në politikën e jashtme e specifikisht në Ballkanin Perëndimor, e në këtë rast për Kosovën, e shoh një poltikë që do të ketë dinamikë më të madhe në veprim dhe në vendimmarrje”, është shprehur ai.
Këtë, për Kosovën analisti e quan fitore, sepse sipas tij, në këndvështrimin e Donald Trump nuk mund të ketë status QUO, dhe esenca është të ketë rezultate konkrete në afatet kohore.
“Pra, dinamika do të jetë jashtzakonisht shumë e shtuar në muajt e ardhshëm, sepse sipas këndvështrimit të Donald Trump nuk mund të ketë politikë status QUO sepse ajo prodhon probleme, pra, esenca është të ketë dinamikë dhe rezultat konkrete në afatet të caktuara kohore, besoj që kjo do të jetë një fitore për Kosovën, sepse do të lëvizë jashtzakonisht shumë në këtë periudhë kohore”, përfundoi Arifi për TV Arbëria.