Sekretarja e përgjithshme e PDK-së dhe ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka uruar Donald Trump pasi vetë ai ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.
Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nga Janari, SHBA-të do të udhëhiqen sërish nga administrata Republikane e Presidentit Trump.
“Demokratë e Republikanë, në momente kritike për ne, kanë qenë në anë tonë. Është obligim i institucioneve të Kosovës që të mirëmbajnë dhe kultivojnë raportet me aleatin tonë strategjik. E punët tona, nuk na i kryen askush, pos nesh”, ka shkruar Çitaku në Facebook.