Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka uruar Donald Trump për zgjedhjen si president i 47-të i SHBA-ve.
Çitaku ka thënë se demokratët dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndihmuar Kosovën çdo herë.
“Është obligim i institucioneve të Kosovës që të mirëmbajnë dhe kultivojnë raportet me aleatin tonë strategjik. E punët tona, nuk na i kryen askush, pos nesh” shkruan Çitaku.
Urimi i plotë:
SHBA-të përmbyllën me sukses zgjedhjet Presidenciale, dhe populli Amerikan e bëri përzgjedhjen e vet. Presidenti i 47-të i SHBA-së do të jetë Donald J. Trump.
Nga Janari, SHBA-të do të udhëhiqen sërish nga administrata Republikane e Presidentit Trump. Demokratë e Republikanë, në momente kritike për ne, kanë qenë në anë tonë.
Është obligim i institucioneve të Kosovës që të mirëmbajnë dhe kultivojnë raportet me aleatin tonë strategjik. E punët tona, nuk na i kryen askush, pos nesh.