Policia e Kosovës ka thënë se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Kodrën e Trimave në Prishtinë, shkruan TV Arbëria.
Rastin për TV Arbëria e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.
Bëhet e ditur se policia në kordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.
Dyshohet për plagosje në Kodrën e Trimave, policia në vendngjarje