Kryeministri hungarez Orban Viktor e shpalli Donald Trumpin fitues të zgjedhjeve në SHBA, duke e uruar për kthimin e tij.
“Kthimi më i madh në historinë politike të SHBA-ve! Urime Presidentit Donald Trump për fitoren e tij të madhe. Një fitore shumë e nevojshme për botën!”, tha Orban.
Kurse, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka uruar edhe Donald Trump për fitoren e tij.
“Urime për fitoren. Së bashku përballemi me sfidat serioze që na presin. Serbia është e përkushtuar për bashkëpunim me SHBA-në për stabilitet, prosperitet dhe paqe”, thuhet në urimin e Vuçiqit.
Për kujtesë, fituesi i zgjedhjeve presidenciale ende nuk është vendosur, megjithëse Donald Trump është në prag të fitores pasi parashikimet treguan se ai fitoi dy shtete kryesore federale.
Për të fituar, kandidatit i nevojiten 270 vota nga i gjithë vendi.
Republikanët kanë fituar një shumicë në Senatin e SHBA me fitoret në Virxhinia Perëndimore dhe Ohajo, duke siguruar kontrollin e të paktën një dhome të Kongresit vitin e ardhshëm për partinë e Donald Trump.
Rezultatet e zgjedhjeve siguruan që republikanët do të ishin në gjendje të ndihmonin Trumpin të emëronte gjyqtarë konservatorë dhe stafin tjetër të qeverisë