20:46 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Sport > FIFA me rregulla të reja për Mundialin e klubeve 2025

FIFA me rregulla të reja për Mundialin e klubeve 2025

Kupa e Botës për Klube vazhdon. Gara e re e FIFA-s me 32 skuadra, që do të luhet nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. FIFA bëri të ditura rregullat përfundimtare, që duken revolucionare.

 

Rregullorja lejon

  • dy “nënshkrime” në mes të turneut,
  • listat me 35 Lojtarë,
  • Listen e 26 lojatërve për një ndeshje që do të thotë 11 titullar dhe 15 rezervë

Nëse dy klube dëshirojnë të përfshijnë të njëjtin lojtar në listat e tyre të përkohshme përkatëse, Sekretariati i Përgjithshëm i FIFA-s do të përcaktojë klubin që mund ta përfshijë atë, pasi të ketë parasysh qëndrimet e të gjitha palëve përkatëse”, shpjegon FIFA.Një futbollist nuk mund të luaj për dy skuadra brenda turneut.Në mes të garës, përveç kësaj, do të hapet një periudhë transferuese. “Nga data 27 qershor deri më 3 korrik 2025, klubet mund të bëjnë ndryshimet në listën përfundimtare si më poshtë:

 

a) zëvendësojnë lojtarët të cilëve kontrata u ka skaduar natyrshëm gjatë kompeticionit;

 

b) klubet mund të shtojnë maksimum dy lojtarë të rinj në listën përfundimtare, të cilat nuk do të llogariten në maksimum prej 35 lojtarësh;

 

c) numrin total të lojtarëve që zëvendësohen ose shtohen në listën përfundimtare në përputhje me paragrafët. a) dhe b) nuk duhet të kalojë gjashtë;

 

d) lojtarët që zëvendësohen ose shtohen në listën përfundimtare duhet të regjistrohen në klubin e tyre përkatës në përputhje me dispozitat e RETJ-së dhe rregulloret e federatës anëtare të cilës i përket klubi;

 

e) Lojtarët që janë shtuar në listën përfundimtare mund të luajnë ndeshjen e radhës të kompeticionit vetëm nëse ndryshimi në listën përfundimtare është njoftuar zyrtarisht në FIFA  Mbetet në fuqi detyrimi i klubeve pjesëmarrëse në garë për të liruar lojtarët e tyre në periudhë.

 

 

Të ndeshjeve ndërkombëtare në fuqi nga 2 deri më 10 qershor 2025. Gara do të përbëhet nga një fazë grupore, e ndjekur nga 1/16, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja. Do të luhen 63 ndeshje, por ndeshja për vendin e tretë nuk do të zhvillohet. Të 32 klubet (nga të cilat 31 tashmë dihen) pjesëmarrëse në kompeticion do të ndahen në tetë grupe me nga katër. Një çështje tjetër e rëndësishme është ajo e dorëheqjeve:

 

“Nëse një klub tërhiqet nga gara para 30 ditëve para ndeshjes së parë të kompeticionit, Komisioni Disiplinor i FIFA-s do të vendosë një gjobë prej 250,000 frangash zvicerane (265.000 euro) të paktën. Nëse, pas dorëzimit të marrëveshjes së pjesëmarrjes, një klub pjesëmarrës tërhiqet nga kompeticioni gjatë 30 ditëve para ndeshjes së parë të kompeticionit, Komiteti Disiplinor i FIFA-s do të vendosë një gjobë prej 500,000 franga zvicerane (530,000 euro) si minimum”. shpjegohet.