Është vendi ku sillen në jetë qindra foshnje në muaj.
E për këtë familjarët i janë drejtuar edhe Policisë së Kosovës.
E nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se lidhur me rastin janë intervistuar disa persona.
“Është raportuar se ka ndërruar jetë një foshnje. Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore kanë intervistuar disa persona, ndërsa nga zyrtarët e IML-së është tërhequr trupi i pajetë. Rasti në procedurë hetimore”, ka thënë policia.
Sipas drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj dyshohet se vdekja e foshnjës mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë infeksioni.
“Jemi duke e analizuar gjendjen se si ka ardhur deri te vdekja e frytit brenda në mitër. Shkaqet munden me qenë të shumta. Janë marrë deklaratat e mjekëve kujdestarë. Fryti dhe placenta janë dërguar në autopsi për verifikim, mos është ndonjë shkak që ka lidhje me frytin apo placentën”, ka deklaruar ai.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti si ‘Hetim i vdekjes’./Tëvë1