Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sveçla: Epilogu i vrasjes së Deharit s’ka pse të vonojë asnjë ditë më shumë

Sveçla: Epilogu i vrasjes së Deharit s’ka pse të vonojë asnjë ditë më shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar me disa fjalë ish-bashkaktivistin në Vetëvendosje, Astrit Deharin, i cili vdiq në Burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016.

Sveçla ka shkruar se Dehari ishte aktivisti shembullor fjalë pak e punë shumë, i rritur e edukuar me ideale që familja Dehari i përcolli i ndër breza.

“Vrasja e tij tronditi rëndë secilin prej nesh ndërsa edhe më rëndë peshon zvarritja e zbardhjes së rastit të tij”, ka shkruar Sveçla.Ministri tutje ka deklaruar se asnjëherë nuk do të mungojë përkushtimi për të sjellur drejtësi për Astritin.

“8 vjet padrejtësi janë shumë të gjata e të vështira andaj epilogu i vrasjes së tij nuk ka pse të vonojë asnjë ditë më shumë”, ka shkruar ministri.

Powered by WordPress