Emri i presidentit amerikan Joe Biden nuk do të shfaqet në fletwvotimet të martën, por rreziku është i madh për presidentin 81-vjeçar dhe trashëgiminë e tij, gjersa ai pret të shohë nëse vendi do të dërgojë paraardhësin ose pasardhësen e tij të zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm.
Bideni ka mbajtur një profil relativisht të ulët ditët e fundit dhe pritet të bëjë të njëjtën gjë edhe sot.
Ai dhe Zonja e Parë Jill Biden do të shikojnë rezultatet e zgjedhjeve nga rezidenca e Shtëpisë së Bardhë me kwshilltarw dhe staf të lartë të Shtëpisë së Bardhë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Biden, i cili nuk ka asnjë ngjarje publike në orarin e tij, pritet të marrë përditësime të rregullta ndërsa gara zhvillohet në gjithë vendin.