Kosova është vendi më pro-amerikan dhe ka pasur në vazhdimësi përkrahjen e dy taborëve politik të SHBA-së, demokratë e republikanë.
Për të treguar këtë unifikim të popullit të Kosovës karshi dy krahëve politikë në SHBA, sot në qendër të Prishtinës është vendosur nga “Instituti Octopus” një pankartë me fotografitë e dy kandidatëve për president, Donald Trump dhe Kamala Harris dhe me mbishkrimin “Together we stand in freedom’s land”