Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj dhe Limaj dakordojnë programin zgjedhor- Paga mesatare një mijë euro, pensionet 500 euro

Haradinaj dhe Limaj dakordojnë programin zgjedhor- Paga mesatare një mijë euro, pensionet 500 euro

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë bërë të ditur se kanë dakorduar programin zgjedhor 2025-2029.

Sipas njoftimit të Haradinajt në ‘Facebook’, programi zgjedhor parasheh anëtarësimin direkt në NATO, ndër të tjera, shkruan Insajderi.

Haradinaj tutje thotë se parasheh që paga mesatare të jetë 1000 euro, teksa pensionet 500 euro në nivel të pagës minimale.

“Sot me kolegët, Fatmir Limaj, Artan Nimani dhe Abdullah Klinaku, partnerë të koalicionit AAK, Nisma, Demokracia Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, e dakorduam programin zgjedhor 2025-2029, që ndër shtyllat kryesore të tij ka anëtarësimin direkt në NATO, zhvillimin ekonomik, konsolidimin demokratik e institucional, paga mesatare që nuk do të jenë nën 1000 euro e pensione në nivel të pagës minimale prej 500 eurosh, si dhe familjen si shtyllë të shoqërisë.

Po ashtu, e diskutuam edhe listën e kandidatëve për deputetë, përbërja e së cilës garanton cilësi e gjithëpërfshirje dhe një ekip kompetent për të realizuar synimet tona programore e elektorale”, thuhet në postimin e Haradinajt.

Powered by WordPress