Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Kçiq i Madh, ku gjashtë persona janë lënduar dhe janë përfshirë tri automjete.
Ilmi Prekazi nga Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për media, ku thuhet se 6 të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Ju njoftojmë se sot pas orës 08:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Kçiq i Madh, ka ndodhur një aksident në të cilin janë të përfshira tri automjete me targa vendore, dhe si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Njësitë policore janë përgjigjur në rast dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të aksidentit.
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, pamje nga vendi i ngjarjes