Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bislimi: Në Serbi termi nënçmues ndaj shqiptarëve bëhet normë

Bislimi: Në Serbi termi nënçmues ndaj shqiptarëve bëhet normë

Diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes janë tashmë një normë në Serbi. Kështu ka pohuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Reagimi i tij vjen pasi Gjykata Lartë e Serbisë e ka hedhur si të pabazë padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Bujanocit ndaj diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes që ka përdorur ish-ministri i mbrojtjes dhe ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin ndaj shqiptarëve.

“Me sa duket është e ligjshme sipas ligjit serb të përdoren terma nënçmues ndaj shqiptarëve. Vendimi i Gjykatës të Lartë të Serbisë për deklaratat e Vulin thellon shqetësimet tona në lidhje me të drejtat dhe sigurinë e pakicës shqiptare”, ka shkruar Bislimi në platformën X.

Vulin, i cili njihet për afërsinë e tij me politikën e presidentit rus, Putin, në vazhdimësi gjatë deklarimeve të tij publike si ministër iu ka referuar shqiptarëve me termin nënçmues dhe fyes ‘shiptari’.

Powered by WordPress