Një familje në Filadelfia, SHBA, e cila kishte mbajtur për mbi 100 vite një koleksion të rrallë monedhash ari, mësoi me habi se vlera e tij nuk ishte 50,000 dollarë, siç kishin menduar më parë, por plot 2 milionë dollarë.
Koleksioni përbëhej nga 51 monedha ari, të cilat ishin prerë mes viteve 1849 dhe 1889, si dhe tetë monedha ari përkujtimore nga fillimi i shekullit XX. Koleksioni ishte mbledhur në vitin 1899 nga koleksionisti i njohur i monedhave Henry Chapman dhe ishte ruajtur në një kasafortë bankare në Filadelfia për dekada me radhë, shkruan A2.
Kur familja vendosi të vlerësonte koleksionin, Luis Martinez, themelues i Matador Rare Coins, u befasua nga vlera e lartë që arritën monedhat. “Kur u tregova pronarëve rezultatin e vlerësimit, ata mbetën të habitur dhe në mosbesim,” tha Martinez për CoinWorld. “Një koleksion që mendonin se vlente 50,000 dollarë mund të arrijë tani mbi 2 milionë dollarë në ankand!”
Monedhat u vlerësuan dhe u certifikuan nga Professional Coin Grading Service, e cila konfirmoi vlerësimin e lartë të Martinez. Monedhat ishin të vendosura në zarfet origjinale të dyqanit të Chapman-it në Filadelfi dhe ruanin një shkëlqim të veçantë estetik, që i shtonte më shumë vlerë koleksionit.
I kanë ruajtur për 100 vjet, zbulohet vlera marramendëse e 51
Ndër monedhat e rralla përkujtimore në koleksion përfshiheshin monedha të veçanta si Louisiana Purchase Exposition Gold Dollar i vitit 1903 dhe Lewis and Clark Exposition Gold Dollar.
Ky koleksion u përshkrua si një “thesar kombëtar” nga Stephanie Sabin, presidente e PCGS.