Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Kodi civil ka mbetur dëmi më i vogël”, Rrahmani: Ligji për fertilizim është i dëmshëm

“Kodi civil ka mbetur dëmi më i vogël”, Rrahmani: Ligji për fertilizim është i dëmshëm

Eman Rrahmati, deputet nga Nisma për Familjen tha se kundërshtimi i tij në Kuvendin e Kosovës për Kodin Civil është njëri nga dëmet më të vogla të shkaktuar tek shoqëria kosovare. Ai shtoi se është pozitive që Kodi Civil është rikthyer edhe njëherë nga Kuvendi, pasi që shumica e deputetëve kanë votuar kundër si dhe janë poashtu kundër martesave të gjinisë së njëjtë.

Rrahmani në “Debat Plus” theksoi se njëri nga problemet kryesore të tij është se si e sheh qeverisja shoqërinë, organizimin familjar dhe shoqëror.

“Problemi kryesor për mua është se si e sheh qeverisja shoqërinë, organizimin familjar dhe shoqëror. Kodi civil ka mbetur dëmi më I vogël I shoqërisë. Janë disa nene që I kemi kundërshtuar. Fat I mire që është rikthyer dhe kanë votuar deputetët kundër.. Nëse I pyet deputetët jashta mediave, janë kundër kodit civil. Përgjithësi, mbi 90% deputetët e Kuvendit janë kundër martesave mes gjinisë së njëjtë. Kundër vullnetit të tyre, kundër krejt saj që e kundërshtojmë.

Ai tha se edhe Ligji për Fertilizim është shumë më i “dëmshëm” për shoqërinë kosovare sess vet kodi civil, sepse aty përfshihet edhe “surrogacia ku një grua i lejohet të lind një fëmijë qoftë nga një burrë”.

“Ligji për fertilizim më I dëmshëm për shoqërinë sesa vet kodi civil. Atë ligj përfshihet edhe surrogancia. Ku një grua përdoret si skllave, ku lejohet lindjen e një fëmije qoftë nga një burrë,m apo gruaqje. Ligj I ndaluar në shumicën e Evropës. Çasja është ekstreme në cenim I një vlere shoqërore që e kemi si popull. Është duke u ruajtur kudo. Edhe ligji për gjendjen civile, ku lejohet ndryshsimi I gjinisë varësish prej ndjesisë. Zgjohesh si burrë e ndjehesh si grua”, shtoi Rrahmani.

Ai përmendi edhe arsyejet kryesore e hyrjes së tij në Lëvizjen Vetëvendosje dhe pastaj edhe për largimin nga ajo.

“Kur kam vendosë me Iu bashku Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë një situate kur ka qenë obligative rreshtimi I tillë. Nuk është dashur të dyshojmë çështjen ideologjike ku ka qenë rrezik edhe vendi edhe shoqëria.Sikurse është edhe sot largimi dhe ndryshimi I pozicionit politik. Ka qenë I rëndësishëm ndarja e Zajednicës, Demarkacioni, Luftimi I krimit dhe korrupsionit,, zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia. Ka qenë një periudhë ku nuk ka pasur ndryshim nga qeverisjet e kaluara, një vështrim politik duke u mbështetur në disa emergjenca që I ka pasur vendi. Disa prej tyre nuk janë as temë, as angjazhim e as rëndësisë sikur ka qenë atëherë edhe tanë. Neve na ndajnë shumë çështje, jo vetëm neni për Kodin Civil”, shtoi Rrahmani.

E sa i përket takime me zyrtar të Shtetet e Bashkuara të Amerikës [SHBA], Rrahmani theksoi se i ka “shumë të mira” ku gjatë javës së ardhshme do t’a vizitojë në kuadër të një forumi që mbahet në Washington.

Powered by WordPress