Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shala: Qeveria jo vetëm që e ka ndotur diskursin publik me narrativat e saj, por ka thelluar edhe degradimin mjedisor

Shala: Qeveria jo vetëm që e ka ndotur diskursin publik me narrativat e saj, por ka thelluar edhe degradimin mjedisor

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka deklaruar se kjo qeveri, jo vetëm që e ka ndotur diskursin publik me narrativat e saj, por ka thelluar edhe degradimin mjedisor.

Përmes një postimi në Facebook, Shala ka thënë se nga Raporti i Progresit për vitin 2023 theksohet se ka dështim në vlerësimet e duhura mjedisore gjatë procedurave të dhënies së lejes për hidrocentrale, parandalimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e ndotjes industriale.

“Kosova ka mbetur në pikën zero sa i përket objektivave që ndërlidhen me riciklimin dhe menaxhimin e integruar të mbeturinave. Ky dokument ka evidentuar se Kosova është vonuar në Miratimin e Strategjisë për Mbrojtje të Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm 2022- 2030, të Planit Kombëtar për Reduktimin e Shkarkimeve dhe të Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë, të cilat janë dokumente esenciale për menaxhimin e mjedisit dhe parandalimin e ndikimeve të dëmshme në mjedis”, ka thënë Shala.

“Shqetësuese janë edhe gjetjet që evidentojnë se Kosova nuk është në gjendje të hartojë masa të duhura për reduktimin e ndotjes së ajrit, përkundër faktit se ka përfunduar identifikimi i detajuar i burimeve të ndotjes së ajrit”,shtoi ai.

Powered by WordPress