Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Orban fton Ramën të enjten në Budapest

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Orban fton Ramën të enjten në Budapest

Me ftesë të homologut hungarez Viktor Orban, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, do të rikthehet në Budapest për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Në këtë samit do të jenë pjesëmarrës mbi 50 liderë të tjerë evropianë me fokus luftën ndaj emigracionit të paligjshëm.

Hungaria e cila mban presidencën e radhës së BE-së deri në fund të Dhjetorit luajti një rol vendimtar për mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 15 Tetor, që shënoi edhe hapjen faktike të shqyrtimit të kapitujve të parë të negociatave.

Gjithashtu Orban ka mbështetur publikisht paktin Rama-Meloni për kampet e azilkërkuesve në Shqipëri.

Powered by WordPress