Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kryediplomati i Luksemburgut i kërkon falje protokollit të MPJD-së: Doja të provoja byrek me mish e djathë

Kryediplomati i Luksemburgut i kërkon falje protokollit të MPJD-së: Doja të provoja byrek me mish e djathë

Kryediplomati i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka qëndruar sot për një vizitë zyrtare në Kosovë ku është pritur nga kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Bettel në konferencën për media i ka kërkuar falje protokollit të MPJD-së për shkak se ka kërkuar që të dalë më shpejt nga takimet, meqë siç thotë ka dashur të provojë byrekun me mish dhe me djathë në qendër të Prishtinës.

Bettel ka shqiptuar në gjuhën shqipe byrekët, ndërkohë që më pas ka dhënë edhe një shpjegim në gjuhën angleze për përmbajtjen e tyre me mish dhe djathë.

“Që kur kam arritur, kam dashur të dalë nga takimet më herët, sepse doja të provoja byrek në rrugën kryesore. Kam provuar një me djathë dhe një me mish. Gjithashtu kam biseduar me njerëzit dhe kam bërë fotografi”, ka treguar ai.

Powered by WordPress