Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu, edhe Kryemadhi ankimon masën e sigurisë

Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu, edhe Kryemadhi ankimon masën e sigurisë

Ish-Presidenti Ilir Meta, ka kërkuar lirinë nga burgu përmes një kërkese drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit pas 14 ditësh në qeli.

Meta, në kërkesën e tij ndaj organeve të drejtësisë pretendon se vendimi për arrestin e tij, është marrë me hamendësime. Gjokutaj paralajmëroi kallëzim në prokurori edhe për mënyrën e arrestimit të ish-presidentit.

Edhe deputetja e Partisë së Lirisë, njëherësh ish bashkëshortja e Metës ka ankimuar këtë të hënë masës së sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur”.

Ajo gjithashtu u paraqit para oficerit të policisë gjyqësore në zbatim të vendimit të gjykatës dhe për mediat tha se ka përgatitur mbrojtjen e saj ligjore.

Powered by WordPress