Liderët e opozitës kanë thënë se informacioni i inteligjencës ishte “i rremë” dhe pjesë e mashtrimit për të penguar arritjen e ujdisë për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh në Gazë.

Siç raportohet, hetimet kanë nisur nën dyshimet se zyra e Netanyahut ka ndarë informacionin se Hamasi kishte planifikuar t’i trafikonte pengjet nga Gaza matanë kufirit me Egjiptin, si dhe të krijonte ndasi për t’i bërë presion kryemiminstrit që të arrinte marrëveshje armëpushimi.

Në anën tjetër, një zëdhënës i Netanyahut e ka mohuar se ka pasur rrjedhje të informacioneve.