Policia ka arrestuar dy persona në Kërpimeh të Podujevës për armëmbajtje pa leje.
Kjo pasi gjatë një kontrolli në veturën ku po qëndronin, u janë gjetur dy pushkë gjuetie me 15 fishekë pa leje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në veturë e tyre, u janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie me 15-copë fishekë për të cilat të njëjtit nuk posedonin leje. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.