“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 515 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 157 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.”
Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4351 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.”