Kryediplomati i Luksemburgut, Xavier Bettel, këtë të hënë zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla
Bettel do të pritet edhe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Në përfundim të takimit mes homologëve Gërvalla dhe Bettel, në ora 12:40, në objektin e MPJD-së, është paralajmëruar një konferencë për media.
Gjithashtu, ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në orën 15:20, sipas njoftimit nga Presidenca.