Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > VV mbajti edhe këtë vit turne shahu në kujtim të Astrit Deharit

VV mbajti edhe këtë vit turne shahu në kujtim të Astrit Deharit

Lëvizja Vetëendosje ka njoftuar se është mbajtur në shtime turneu Memorial i Shahut “Astrit Dehari”, për të tretin vit radhazi.

Në njoftim bëhet e ditur se aty morën pjesë mbi 150 shahiste dhe shahistë nga Kosova, Shqipëria, Lugina, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të botës morën pjesë në këtë turne tashmë tradicional, duke nderuar kujtimin për aktivist Astrit Dehari.

“Për të tretin vit radhazi, kësaj here në qytetin e Shtimes, nën organizimin e kësaj komune dhe Federatës së Shahut të Kosovës, u mbajt Turneu Memorial i Shahut “Astrit Dehari”.

“Një numër i madh lojtarësh, mbi 150 shahiste dhe shahistë nga Kosova, Shqipëria, Lugina, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të botës morën pjesë në këtë turne tashmë tradicional, duke nderuar kujtimin për aktivistin tonë Astrit Dehari”, thuhet në njoftim.

Tutje, VV-ja tha se ky turne përveç se është një garë e rëndësishme në shah, ka për qëllim të forcojë lidhjet ndërmjet lojtarëve të të gjitha niveleve, të promovojë kulturën sportive dhe të mbajë aktiv si kujtimin për aktivistin Astrit Dehari ashtu edhe siç thuhet, kërkesën gjithë popullore “Drejtësi për Astritin”.

“Turniri pati dy grupe: grupin (A), ku morën pjesë 135 shahistë profesionistë, aktivë në gara kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe grupin (B), ku morën pjesë lojtarë rekreacionalë, dashamirë dhe dashamirëse të lojës së shahut”.

“Në grupin (A) Vendin e parë e fitoi Besim Uruqi, vendin e dytë Eldit Saiti dhe vendin e tretë Endrit Uruqi. Në grupin (B), Vendin e parë e fitoi Bashkim Luma, vendin e dytë Blerim Halimi dhe vendin e tretë Xhevdet Krasniqi”, thuhet tutje në njoftimin e VV-së.

 

 

Powered by WordPress