Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Karolina e Veriut një nga shtetet me rëndësi kyçe në zgjedhjet e vitit 2024

Karolina e Veriut një nga shtetet me rëndësi kyçe në zgjedhjet e vitit 2024

Karolina e Veriut është shfaqur si një shtet i rëndësishëm në betejën zgjedhore për president që kur nënpresidentja Kamala Harris zëvendësoi presidentin Joe Biden si kandidate e Partisë Demokrate.

Në korrik, presidenti Biden doli pas kandidatit republikan Donald Trump në sondazhe me pothuajse shtatë për qind diferencë, sipas “Cook Political Report”.

Por, Harris fitoi terren, duke e kthyer atë nga një shtet që voton kryesisht republikanët në një shtet “fushëbetejë”.

Karolina e Veriut, shtet bregdetar juglindor, ka parë një fluks të të ardhurve të rinj në vitet e fundit, gjë që ka ndryshuar hartën e saj politike.

Aty janë shpërngulur më shumë të rinj dhe pakica, të tërhequr nga sektori teknologjik në rritje, duke shtuar mbështetjen për demokratët edhe në zonat periferike.

Ekziston gjithashtu një popullsi e konsiderueshme afrikano-amerikane që janë entuziastë për kandidaturën eHarris.

Në të njëjtën kohë, Karolina e Veriut ka një popullsi më të madhe rurale nga shtatë shtetet fushëbetejë, një segment që është bërë gjithnjë e më shumë republikan.

Demokratët shpresojnë se mund të fitojnë zgjedhjet presidenciale në këtë shtet për herë të parë që nga viti 2008.

Ekipi i fushatës së Trump e sheh Karolinën e Veriut si me rëndësi kritike për rrugën e tij drejt fitores.

Powered by WordPress