Kjo javë u dominua nga humbja e Manchester City ndaj Bournemouth 1-2, ishte kjo humbja e parë për citizens, të cilët e shohin veten në vendin e dytë pas Liverpool që ka dy pikë më shumë në tabelë, ndërkaq Nottingham Forest është i treti, Arsenal zbriti në poziten e pestë pas humbjes nga NewCastle 2-0, kurse Chelsea u ngrit në poziten e 5 pas barazimit me Manchester United i cili mbetet në poziten 13. Totenham fiton me rikthim 4-1 ndaj Aston Villa dhe tash gjendet vetëm dy pikë larg kësaj të fundit.
Në Spanjë Barcelona e fitoj derbin lokal ndaj Espanjol 3-1, nderkaq Atletico më në fund fiton ndaj Las Palmas 2-0, kurse Sociedad e mundi Sevillen si musafir 0-2. Ndeshja Valencia vs Real Madrid është shtyrë për një datë ende të papërcaktuar, për shkak të vërshimeve që bdodhin në rajonin e Valencias. Barcelona është e para, e ndjekur nga Reali që ka një ndeshje më pak.
Në Itali Milan fiton me vështirsi ndaj Monza 0-1, Juventus mundi Udinesen 0-2, nderkaq Roma humbi nga Verona 2-3. Kryendeshja e javes u luajt në Napoli, ku Atalanta e mundi Napolin 0-2. Napoli mban vendin e parë dhe Atalanta u ngjit në poziten e dytë, Forentina është e treta. Nër rast të fitores Interit ndaj Venzias, mund të shkoj vetëm një pikë larg Napolit
Në Gjermani kanë fituar Bayern dhe Dortmund që ka mundur Leipzig, kurse Leverkusn nuk ka shkuar më shumë se një barazim ndaj Stuttgart. Tash Bayern udhëheq i vetëm me 23 pikë, nderkaq Leipzig me 20, Frankfurt 17, nderkaq kampioni aktual Leverkusen momentalisht ndan vendin e katërt me Dortmund me nga 16 pikë
Në Francë, PSG ka mundur Lens 1-0, nderkaq pas humbjes së Monaco tash PSG ka 26 pikë, Monaco 20 dhe Lille 18,
Në Holand Ajax ka vazhduar me fitore, pasi në mesjavë mundi Fejnord zash ka fituar edhe ndaj PSV 3-2, Ajax tash ngjitet në vendin e dytë me 5 pikë më pak se PSV, por edhe një ndeshje më pak. /TV Arbëria