Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > E lumtur në krahët e ish-banorit të Big Brother Vip? Roza Lati flet për “romancën” me Xhonatanin

E lumtur në krahët e ish-banorit të Big Brother Vip? Roza Lati flet për “romancën” me Xhonatanin

Roza Lati ka qenë së fundmi kryefjala e mediave rozë. Moderatorja bukuroshe është duke shijuar historinë e saj të dashurisë krah Xhonatan Islamit. Epo teksa të gjithë jemi duke pritur një konfirmim nga ata, Roza ka vendosur që të mos prononcohet.

Nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale, Roza është shprehur shkurt e qartë se ka vendosur që të mos japë asnjë detaj dhe kur të jetë momenti i duhur ajo do të flasë, ashtu si dhe ka bërë gjithmonë.

“Edhe se në fakt i shmanga mikrofonët dhe nuk doja të prononcohesha sepse kështu e kam zgjedhur unë këtë periudhë të jetës sime, ndonëse kam marrë shumë ftesa edhe për emisione të ndryshme, nuk është momenti që unë të dal të prononcohem sepse do të dal kur të jetë momenti i duhur për mua se unë kështu e vendos.

Nuk dua t’i jap shpjegim njeriu për momentin për këtë periudhë sepse kur të jetë momenti i duhur, unë di vetë sesi i informoj zemrat e mia, e zgjedh unë kur dua të flas për jetën time”, tha Roza.

Powered by WordPress