Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > 400 pasaporta të “humbura”, Dimal Basha thirrje mërgimtarëve që të aplikojnë për dokumente që të votojnë më 9 shkurt

400 pasaporta të “humbura”, Dimal Basha thirrje mërgimtarëve që të aplikojnë për dokumente që të votojnë më 9 shkurt

Dimal Basha në një postim në Facebook u ka dhënë instruksione mërgimtarëve në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai i ka “mësuar” se si të votojnë duke u treguar se nëse s’kanë dokumente të Kosovës të aplikojnë në vendet ku jetojnë.

Por, dërgimi i dokumenteve në diasporë nuk po del të jetë punë e lehtë për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ajo me 24 tetor ka shkëputur kontratën me operatorin “Al – Dushi” ( UPS), për shkak të vonesave dhe mosdërgimit të rreth 400 dokumenteve në adresë të mërgimtarëve që kanë aplikuar.

Tani MPJ ka shpallë një tender emergjent në të cilin ka aplikuar vetëm një kompani e cila ka ofertuar një çmim rreth 900 përqind më të lartë krahasuar me shërbimet e DHL që kryheshin në të kaluarën.

Sidoqoftë, Basha, në një postim ka dhënë instruksione se si duhet të votojnë mërgimtarët.

Ai ka thënë se bashkëatdhetarët, për të votuar, kërkohet të kenë një dokument valid të Republikës së Kosovës (letërnjoftim, patent shoferë apo pasaportë).

Basha ka shtuar se mund të votojnë edhe në ambasadë/ konsulatë, me postë në adresën e caktuar nga KQZ në vendin ku jetojnë apo me postë në adresën e KQZ në Kosovë.

Powered by WordPress