Thuhet se është i vjetër mbi 500 vite, është ky lisi në fshatin Llapashticë të Epërme të qytetit të Besianës, ky lis bartë edhe legjenda mbi vete.
“Thuhet një lagje këtu e fshatit, e ka pre njëherë një degë të tij, dhe pasi e ka pre atë degë, i kanë cof kiet, dhe që prej atëherë kërkush nuk e ka prek asnjë degë të tij”
Kështu ka thënë njëri nga banorët e fshatit të Llapashticës, duke treguar më shumë për historinë e këtij lisi shumëvjeçar.
Banori i këtij fshati ka treguar se në zgavrën e këtij lisi mund të strehohen 6 deri në 7 persona.
“Saktësisht nuk e di kërkush kur është, por sipas të gjitha gjasave duhet t’i ketë diku 500-600 vite, është cung i llojit të bungut. Diku 2 metra, 2 e gjys, saktësisht nuk e kom mat por i ka me siguri, ku mund të strehohen aty nja 6-7 njerëz në zgavrën e tij. Mund t’i ketë diku 500-600 vite”, kështu ka deklaruar banori i pyetur nga ekipi i TV Arbëria.
Një tjetër banorë tregon po ashtu për atë se çfarë thuhet për këtë lis, ai thotë se lisi është i shenjtë dhe thuhet se me ia pre një degë të gjenë diçka.
“Baba jem i ka pas 83 vjet ku u dek, do me thanë qe 40 vjet u dek, bajnë 123 vjet, do me thanë mu m’ka thanë atëherë që qishtu e kom gjetë, pa qat sgavrën, qat zgavën shqiptarët ja kanë ba…
Qishtu e maj men edhe une i bana ngat 70 vjet, 68, qiky lis qishtu, i shenjtë, thojshin i shenjtë, me ja pre nji degë e thenë kamën, dy vetë ja kanë pre, nja u therrë u met sakat, djali iu ka ba sakat në tërfurk edhe thojnë një buell a një bollicë i ka cof kur e kanë kall…, Lisi i Llapashticës së Epërme është, kush nuk guxon me e prek se ma merr menja nuk shkon te shpia pa naj farë badeva”, ka thënë banori i fshatit të Llapashticës. /TV Arbëria
Për më shumë ndiqni rrëfimet e tyre në videon më poshtë: