Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ramadani: Rilind Gërvalla po e ridëmton AKI-në dhe Sigurinë Kombëtare, kush po e orienton kështu?

Ramadani: Rilind Gërvalla po e ridëmton AKI-në dhe Sigurinë Kombëtare, kush po e orienton kështu?

Ish-zyrtari i AKI-së dhe eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj një shkrimi që ka bërë sot Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, e ku për herë të parë e ka pranuar publikisht se e ka përmendur AKI-në në mbledhjen e Bordit të RTK-së.

Sipas Ramadanit, duke e rikthyer këtë temë, Gërvalla po e ri-dëmton AKI-në dhe Sigurinë Kombëtare.

Reagimi i plotë:

Me çfarë qëllimi po e ridëmton AKI-në dhe Sigurinë Kombëtare Rilind Gërvalla?

Pse duhet të rikthehet AKI pjesë e debatit publik nga Gërvalla, i cili ishte saktësisht personi që e përfshiu AKI-në në diskursin rreth skandalit të RTK-së ndaj dy mediave online?

Pse ky person tash e konfirmon edhe publikisht që ka folur “off the record” diçka palidhje dhe pa sens? Kështu ai kishte ndikuar direkt që opinioni të adresojë kritika ndaj AKI-së.

Pra, Rilind Gërvalla e ka dëmtuar AKI-në dhe Sigurinë Kombëtare.

Tash i paska kërkuar ndjesë, por si nuk po jep dorëheqje more djalë?

Në fakt, duke rikthyer temën sërish (tash përmes një forme edhe më bizare), Drejtori i Televizionit në RTK po e ri-dëmton AKI-në dhe Sigurinë Kombëtare.

Pse more, pse? Çfarë qëllime ka? Kush po e orienton kështu?

Powered by WordPress