Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Drejtori i RTK’së lëshohet edhe në këtë konstatim: S’ka bishë më të rrezikshme se shqiptari hakmarrës

Drejtori i RTK’së lëshohet edhe në këtë konstatim: S’ka bishë më të rrezikshme se shqiptari hakmarrës

Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, ka shkruar sot rreth skandalit që kishte përfshirë televizionin publik e që lidhet me publikimin e lajmit të mediumit boshnjak “Slobodna Bosna”. Gërvalla në këtë shkrim të tij, pas një kohe të gjatë e ka pranuar publikisht që ne mbledhje të Bordit të RTK-së e kishte përmendur AKI-në, duke thënë se kishte bërë “rrëshqimthi”.

Përveç kësaj, Gërvalla ka bërë edhe një konstatim për “shqiptarin hakmarrës”, duke thënë se “s’ka bishë më të rrezikshme”.

“Unë s’di a ka dikush tjetër një shprehje kaq të frikshme si ne. Por e di saktë se pse e kemi ne. Se në mbarë këtë rrokulli, nuk ekziston bishë më e rrezikshme se shqiptari hakmarrës. Unë e has këtë bishë përditë në detyrë zyrtare, sidomos tash mbas aferës me lajmin nga Slobodna Bosna. Tashti bisha sedërfyer ka nisur të hakërrehet edhe kundër AKI-së, institucionit më kyç të sigurisë në vend”, shkruan Gërvalla në hyrje të reagimit të tij të sotëm.

Powered by WordPress