Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia: Nuk ka të lënduar nga shpërthimi në Prishtinë, disa persona u evakuan

Policia: Nuk ka të lënduar nga shpërthimi në Prishtinë, disa persona u evakuan

Deri më tani nuk ka asnjë person të lënduar nga shpërthimi në një lokal në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë.

Për Gazetën Express rastin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë.

Ai ka shtuar se janë evakuuar dhe disa persona përreth për rastin në fjalë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Për shkaqe sigurie janë evakuuar disa banorë përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”.

 

 

Powered by WordPress