Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj: Pas 9 shkurtit, Aleanca do t’i jap Kosovës sigurinë dhe anëtarësimin në NATO

Haradinaj: Pas 9 shkurtit, Aleanca do t’i jap Kosovës sigurinë dhe anëtarësimin në NATO

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë, ka prezantuar sot kandidatët për Kuvendin e Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025.

Me këtë rast, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se brenda 100 ditëshit të parë të qeverisë Haradinaj, do të marrim Planin Aksional për Anëtarësim të NATO.

“Kosova duhet me arritë një kontratë të marrëdhënieve me Amerikën. Kosova në katër vitet e fundit ka bërë shumë devijime të pa spjeguara si pasojë e të cilave ka humbur besimin e aleatëve. Ushtrinë e Kosovës e ka krijuar Amerika, prandaj ne kërkojmë që të anëtarësohemi direkt në NATO. Ekziston mundësia që Amerika me ia dhënë Kosovës atë që njihet si Plani Aksional për Anëtarësim në NATO. Brenda 100 ditëshit të parë të qeverisë Haradinaj, do të marrim Planin Aksional për Anëtarësim të NATO”, ka thënë Haradinaj.

 

Sipas Haradinajt, Kosova do të jetë shumë shpejt anëtare e NATO-së.

 

“Bashkimi i votës në Aleancë, i fuqizon aksionet tona në vendimmarrje politike. Jam optimist për ndryshimin që vjen me 9 shkurt. Aleanca do të arrinë me i dhënë Kosovës sigurinë dhe anëtarësimin në NATO. Kudo që ka siguri, ka edhe zhvillim ekonomik, shëndetësi të mirë, arsim cilësor e përparim në çdo segment të jetës në Kosovë. Kur isha në Amerikë për vizitë, ju thash që të bëhen gati për një kontratë të re me Kosovën, e për këtë e kam marrë një mbështetje për ta ndryshuar gjendjen në Kosovë. E them me bindje të plotë se kemi më hy në NATO shpejt”, ka përfunduar Haradinaj.

 

 

 

pixel

Powered by WordPress