Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > REALI PO NEGOCION ME WIRTZ

REALI PO NEGOCION ME WIRTZ

Nëse konfirmohen informacionet nga shtypi gjerman, atëherë ylli i Florentino-s për verën e ardhshme do të jetë Florian Wirtz. Më shumë talent për mesfushën e Ancelottit, e cila ka mbetur jetime pas lamtumirës së një gjermani tjetër, Toni Kroos dhe që padyshim sheh sesi figura e veteranit Modric po shuhet dalëngadalë.

Dilema e Leverkusenit

Bayer Leverkusen ende heziton të dorëzohet në përpjekjen e tij për të siguruar talentin më të madh për një kontratë afatgjate, kontrata aktuale përfundon në vitin 2027,

Kjo është një sfidë që duket pothuajse një mision i pamundur duke marrë parasysh propozimet ekonomike që mund të bëhen jo vetëm nga Reali por edhe nga Bayerni i cili poashtu është shumë i interesuar, por që Leverkusen nëse vendos ta shesë preferon Realin para Bayernit.