Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Rritet bilanci i viktimave në Novi Sad pas shembjes së një strehe prej betoni

Rritet bilanci i viktimave në Novi Sad pas shembjes së një strehe prej betoni

Së paku 14 persona humbën jetën pas shembjes së një strehe prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë.

Qeveria e Serbisë shpalli ditë zie kombëtare më 2 nëntor, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq u zotua se personat përgjegjës për atë që ndodhi, “do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen rëndë”.

Ngjarja ndodhi pasditen e 1 nëntorit në qytetin e dytë më të madh të Serbisë.
Ngjarja ndodhi pasditen e 1 nëntorit në qytetin e dytë më të madh të Serbisë.
Dhjetëra punonjës të emergjencës, me vinça dhe ekskavatorë, u angazhuan në operacione të kërkim-shpëtimit.
Dhjetëra punonjës të emergjencës, me vinça dhe ekskavatorë, u angazhuan në operacione të kërkim-shpëtimit.
Së paku tre persona të plagosur raportohet se janë në gjendje të rëndë. "Një djalë 18 vjeç dhe dy vajza 21 dhe 23 vjeçe janë plagosur rëndë dhe jeta e tyre është në rrezik", tha zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës në Novi Sad, Zoran Krul.
Së paku tre persona të plagosur raportohet se janë në gjendje të rëndë. “Një djalë 18 vjeç dhe dy vajza 21 dhe 23 vjeçe janë plagosur rëndë dhe jeta e tyre është në rrezik”, tha zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës në Novi Sad, Zoran Krul.
Deri në orët e mbrëmjes më 1 nëntor u identifikuan 7 persona të vdekur - më i riu prej tyre i lindur në vitin 2004 dhe më i vjetri i lindur më 1979.
Deri në orët e mbrëmjes më 1 nëntor u identifikuan 7 persona të vdekur – më i riu prej tyre i lindur në vitin 2004 dhe më i vjetri i lindur më 1979.
Hekurudhat e Serbisë thanë përmes një deklarate se pjesa e çatisë që u shemb, nuk ishte pjesë e rinovimit.
Hekurudhat e Serbisë thanë përmes një deklarate se pjesa e çatisë që u shemb, nuk ishte pjesë e rinovimit.
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, u zotua se autoritetet do ta hetojnë shkakun e aksidentit. “Ne do të këmbëngulim derisa t'i gjejmë përgjegjësit, ata që duhej të garantonin për sigurinë e strukturës”, tha ai, duke shtuar se është “thellësisht i tronditur nga tragjedia”.
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, u zotua se autoritetet do ta hetojnë shkakun e aksidentit. “Ne do të këmbëngulim derisa t’i gjejmë përgjegjësit, ata që duhej të garantonin për sigurinë e strukturës”, tha ai, duke shtuar se është “thellësisht i tronditur nga tragjedia”.
Me vendim të Qeverisë, 2 nëntori u shpall ditë zie në Serbi.
Me vendim të Qeverisë së Serbisë, 2 nëntori u shpall ditë zie në Serbi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka kërkuar nga Prokuroria e Lartë në Novi Sad dhe Qeveria e Serbisë që personat përgjegjës për atë që ka ndodhur, të ndiqen penalisht dhe të dënohen rëndë.

Kërkim-shpëtimi po vazhdonte edhe në orët e mbrëmjes, pasi autoritetet thanë se nuk janë të sigurta nëse nën rrënoja nuk ka më njerëz.
Kërkim-shpëtimi po vazhdonte edhe në orët e mbrëmjes, pasi autoritetet thanë se nuk janë të sigurta nëse nën rrënoja nuk ka më njerëz.
Qytetarët e Novi Sadit ndezën qirinj pranë vendit ku ndodhi tragjedia.

Powered by WordPress