Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haradinaj: Nëse fitoj zgjedhjet, Kosova në NATO në 100 ditët e para!

Haradinaj: Nëse fitoj zgjedhjet, Kosova në NATO në 100 ditët e para!

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka premtuar se Kosova do të hyjë në NATO në 100 ditët e para të qeverisjes së tij, nëse fiton zgjedhjet në shkurt të vitit të ardhshëm.

Në një intervistë për A2 CNN, Haradinaj theksoi se fitorja e të gjitha fitoreve është anëtarësimi në NATO, që për kreun e AAK-së sjell zhvillim dhe shuan vatra të rrezikshme.

“UNMIK nuk ekziston më, zgjidhja e të gjitha çështjeve dhe problemeve është anëtarësimi në NATO. Një vend në NATO shtrin juridiksionin e vet dhe shuan vatrat e rreziqeve qofshin të brendshme e nacionaliste, zhduken. Për ne anëtarësimi në NATO është fitorja e të gjitha fitoreve. Në 100 e para të qeverisë së ardhshme nëse qeveris, vitin e parë so të përmbyll anëtarësimin në NATO”.

Anëtarësimi në NATO, për Haradinajn forcon shtetin ligjor dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Luftën kryesore e kemi që duhet të mbajmë njerëz në Kosovë, nuk duhet të kursejmë pagat. Duke kursyer pagat humbim kualitetin e atyre që shërbejnë në shtet. Kualitet i dobët e i tyre shtet i dobët. Ushtari, polici, mjeku, mësuesi. Zhvillimi ekonomik i Kosovës do të ndodhë me kthesën e NATO-s. Shteti ligjor forcohet me anëtarësim në NATO”.

Ai tha se vendi i tij tani duhet të përmbushë planin aksionar të anëtarësimit.

“Kam arritur ta përmbyll opsionin tonë të anëtarësimit në NATO për të kaluar në planin aksionar të anëtarësimit. Është një proces i pyetësorëve detyrave e punëve. Unë mendoj që arritjet tona të dialogut dhe implementimi i obligimeve që dalin nga dialogu janë themel për hapjen e marrëdhënieve për anëtarësim të Kosovës, por duhet të përmbushim obligimet politike e ushtarake, të prodhojmë më shumë armë, planin ekonomik, infrastrukturën dhe resurset për interesa të NATO-s, t’i aktivizojmë”.

Sipas tij Kosova duhet të shkojmë me SHBA dhe BE pa e pritur Serbinë, sepse kjo e fundit sipas tij po flirton me Rusinë e Kinën.

“Duhet të shkojmë me Amerikën e BE pa e pritur Serbinë. Serbia ka interesa të tjera, kanë agjenda të tjera, po flirton me Rusinë e Kinën”.

Powered by WordPress